Emma vishet njësoj si halla Julia

Bota e Yjeve

Emma vishet njësoj si halla Julia

Më: 25 maj 2017 Në ora: 12:36
Emma Roberts

Emma Roberts është fotografuar me një bluzë njësoj si halla, Julia Roberts, teksa ndodhet për xhirime në Toronto.

26-vjeçarja mbante një t-shirt me reklamën e Mystic Pizza, bashkë me sloganin e restorantit, “Një copë nga Parajsa” dhe logon e copës së picës.

Julia ka luajtur në 1988 në filmin e quajtur “Mystic Pizza”, të cilit iu dha emri pjesërisht nga vendndodhja e zinxhirit të restoranteve në Mystic të Konektikatit.Në fakt kjo duket të mos jetë një aksident i fatit, tranasmeton dailymail.

Emma është në Toronto për të xhiruar një film të quajtur Italia e vogël, me regjisorin e filmit “Mystic Pizza”, Donald Petrie.Ata u panë të dy në sheshxhirim, bashkë me aktorin Hayden Christensen, mjaft i njohur për rolin e Anakin Skywalker në Star Wars. 

Do të jetë një film me të vërtetë argëtues. Kjo  është një nga ata filmat ku qeshni e qani. Ndjehem sikur nuk kam parë asnjë prej këtyre filmave kohët e fundit dhe ato janë çfarë unë dua”, kishte thënë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat