Bella Hadid ka zbritur të famshmet “The Spanish Steps” në Romë

Bota e Yjeve

Bella Hadid ka zbritur të famshmet “The Spanish Steps” në Romë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:05
Bella Hadid

Ka gjithmonë një moment kulminant në jetë e një modeleje, siç mund të përmendim këtu Gisele Bundchen duke ecur në skenën e ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike në Rio de Zhaneiro 2016, ose Kate Moss, fytyra e “The Face” në moshën 14 vjeçare, një cover ikonë edhe sot e kësaj dite.

Për Bella Hadid ky moment ka qënë natën e mbrëmshme.

Modelja amerikane 20- vjeçare ka zbritur të famshmet “The Spanish Steps” në Romë për  fushatën e re të parfumit të brandit Bvlgari, i quajtur Bvlgari Goldea Roman Night.

Ajo ka shkëlqyer në një fustan vintage në ngjyrë rozë pastel nga Galliano dhe sigurisht, bizhuterite prej gurësh diamanti nga Bvlgari.

“Shumë krenare që kam zbritur shkallët ikonike spanjolle në Romë për të lançuar parfumin tim Goldea Roman Night.

Kjo ishte një ëndërr të cilën nuk e mendoja kurrë që do të bëhej realitet.

Një film i vërtetë. Faleminderit të gjithë famlijes së Bvlgari për dashurinë dhe bujarinë, dhe që e bëtë këtë natë më të bukurën e netëve Romane! Më pickoniii” – shkruan Bella në instagramin e saj. 

Image
Bella Hadid
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat