Irina nxjerr gjoksin në Kanë, mahnit me fustan shkëlqyes

Bota e Yjeve

Irina nxjerr gjoksin në Kanë, mahnit me fustan shkëlqyes

Nga: BOTA SOT Më: 25 maj 2017 Në ora: 23:25
Irina Shayk

Në Kanë sonte po mbahet një nga netët më të rëndësishme të kalendarit të filmit, që tërheq emrat më të mëdhenj të shoubizit.

Në mesin e yjeve të njohura botërore në ngjarjen e amfAR në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes, nuk ka munguar as Irina Shayk.

Supermodelja, e cila solli në jetë vetëm dy muaj më parë fëmijën e saj të parë, tregoi format e saj për t’u patur zili, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

E veshur me një fustan shkëlqyes ngjyrë argjendi, bukuroshja ruse dëshmoi pse e mban ende epitetin e ndër femrave më joshëse në planet.

Dekolteja e saj e hapur bëri që Irina të tregojë gjoksin e saj, derisa grimin e kishte minimal./BS/

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat