Kush është Venera Lumani?

Bota e Yjeve

Kush është Venera Lumani?

Më: 27 maj 2017 Në ora: 14:28
Venera Lumani

Venera ka lindur në fshatin Ladorisht të Strugës më 16 qershor 1991. Mësimet fillore ai i kreu në vendlindjen e saj. Duke parë dëshirën e pasionin e madh për muzikën, prindërit e regjistrojnë Venerën që 5 vjeç në shkollë të muzikës, kështu që lidhja e saj me këngën është bërë e pandërprerë. Ka ndjekur shkollën e mesme për Kanto në Tetovë, dhe më pas studimet për muzikë në Fakultetin e Muzikës në Shkup.

Nga instrumentet muzikore njeh pianon dhe kitarën. Pasionin për këtë të fundit e ka trashëguar nga babai i saj i cili është kitarist i grupit “Shekulli i Dreqit”, Menderes Lumani . Venera Lumani, është fituesja e edicionit të dytë të spektaklit më të madh shqiptar “The Voice of Albania”. Aktualisht ajo është prezente në tregun muzikor shqiptar me këngë të ndryshme, por gjithashtu edhe me koncertet apo aktivitete në Tiranë dhe jashtë saj.

Image
Venera Lumani
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat