Martohet për herë të dytë modelja e famshme

Bota e Yjeve

Martohet për herë të dytë modelja e famshme

Më: 28 maj 2017 Në ora: 08:52
Modelja Miranda Kerr dhe Evan Spiegel

Modelja Miranda Kerr do të martohet së shpejti. Engjelli i Victoria’s Secret dhe i fejuari i saj Evan Spiegel do kurorezojnë marrëdhënien e tyre dhe kjo është konfirmuar nga mediat e huaja pasi familja e modeles është nisur nga Australia për në Los Angeles. Ata kanë një vit bashkë dhe duket se janë shumë të dashuruar. Miranda modele, 34 vjec dhe Evan, themeluesi i aplikaciont Snapchat, 26 vjec do t’i japin fund beqarisë.

Thuhet se dasma e tyre do të jetë shumë ekstravagante pavarësisht stilit të tyre të qetë të jetesës. Sipas Mirandes, Evan është 26 por sillet si 50. Nuk i pëlqen të shkojë në festa, por më shumë të qendrojnë bashkë në shtëpi. Për modelen kjo është martesa e dyte, pas asaj me aktorin Orlando Bloom që zgjati 3 vjet dhe prej së cilës sollën në jetë një djalë, sot 6 vjeç.

Image
Modelja Miranda dhe Orlando Bloom
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat