Sofia Richie flet për “lidhjen” me Scott

Bota e Yjeve

Sofia Richie flet për “lidhjen” me Scott

Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:28
Sofia Richie

Sofia Richie i ka dhënë një fund të shpejtë thashethemeve se ajo dhe Scott Disick po flirtojnë gjatë pushimeve në Monako.

Pas fotografive të modeles 18-vjeçare dhe aktorit 34-vjeçar së bashku në një jaht në Monako, thashethemet filluan se ata të dy kishin nisur një lidhje.

Sofia shfrytëzoi llogarinë e saj në Twitter për të treguar se ajo dhe Scott janë vetëm miq.

“Unë dhe Scott jemi vetëm miq, #relax”, shkroi Sofia.

Scott është parë me femra të ndryshme gjatë udhëtimit të tij, përfshirë Bella Thorne dhe ish të dashurën e tij, Chloe Bartoli.

Image
Sofia Richie dhe Scott Disick
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat