Rihanna, sensuale në klipin e ri

Bota e Yjeve

Rihanna, sensuale në klipin e ri

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 09:36
Rihanna

Këngëtarja e njohur amerikane, Rihanna ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar ‘Wild Thoughts’ në bashkëpunim me Dj Khaled dhe Bryson Tiller.

 Ajo ka sjellë muzikë ritmike që i përshtatet më së miri sezonit të verës. Këtë herë, Rihanna ka zgjedhur që të bëjë lëvizje shumë sensuale dhe provokuese në klipin e ri.

 E veshur me fustan blu duket shumë joshëse teksa qëndron në dhomë dhe në disa skena me një bluze transparente që i nxjerr gjoksin në pah, 29-vjecarja ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

 Duket se ky projekt është pritur mirë nga publiku dhe ka marrë komente pozitive që në minutat e para.

Image
Rihanna
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat