BBC lavdëron Dua Lipën, ajo e ndezi skenën e Glastonburyt në Angli

Bota e Yjeve

BBC lavdëron Dua Lipën, ajo e ndezi skenën e Glastonburyt në Angli

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 00:05
Dua Lipa

Dua Lipa po vazhdon të mbajë koncerte anembanë botës në promovimin e albumit të parë, të cilin e ka nxjerr në shitje javë më parë, ku për disa javë ka qenë në krye të listave britanike.

Por, sonte këngëtarja shqiptare është paraqitur para një numri të madh të fansave në koncertin e festivalit të mirënjohur Galstonbury.

Mediat e huaja i kanë thurur lëvdata Duas për performancën dhe veshjen duke e cilësuar si yllin e ditës së parë të festivalit të madh që zhvillohet në Angli.

“Ke shkëlqyer Dua Lipa”, ka shkruar televizioni publik britanik BBC në llogarinë zyrtare të Twitter gjersa Dua ka shkruar në llogarinë personale në Instagramin se “kjo është ndër ditët e saj më të lumtura në jetë”.

Ajo ka performuar të gjitha këngët e albumit të parë, të tillë, si ‘Hotter Than Hell’, ‘Dreams’, ‘No Lie’, ‘Lost In Your Light’, ‘New Rules’, ‘IDGAF’, ‘Blow Your Mind (Mwah)’, ‘Genesis’, ‘No Goodbyes’, ‘Begging’, ‘Scared To Be Lonely’, ‘Be The One’.

Kujtojmë se vite më parë në këtë koncert është paraqitur edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora.

Image
Dua Lipa
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat