Djali i Arnold Schwarzenegger, bëmë baba të të ngjaj

Bota e Yjeve

Djali i Arnold Schwarzenegger, bëmë baba të të ngjaj

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 09:58
Joseph Baena

Fitness rrjedh në venat e tij kështu që nuk është çudi që djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, ka një trup të tonifikuar si babai i tij.

19-vjeçari është fotografuar në plazh në Malibu duke vrapuar me disa miq të tij.

I veshur me pantallona të shkrurtra ai kishte nxjerrë në pah trupin e tij muskuloz. Vrapi i tij në plazh na kujton ditët e babait të tij si bodybuilder në vitin 1970.

Image

Jeta private e aktorit me famë botërore filloi të përflitej kur u zbulua se ai kishte djalin Jozef me Mildred Baena, shërbyese në shtëpinë e tij dhe e mbajti sekret per 14 vjet, raporton Daily Mail.

Ky lajm i kushtoi martesën prej 25 vitesh me gruan e tiij Maria Shriver, pasi kjo e fundit sapo mori vesh këtë të vërtetë kërkoi divorcin. Ata kanë së bashku katër fëmijë Katherine, Christina, Patrick dhe Christopher.

Jozef ka lindur vetëm një javë pas djalit më të vogël të Schwarzenegger-it me Shriver, Christopher.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat