Zbulohet i dashuri i Rita Orës

Bota e Yjeve

Zbulohet i dashuri i Rita Orës

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 15:19
Rita Ora

U përfol se këngëtarja e njohur Rita Ora që nga viti i kaluar është në një romancë me Andrew Watts.

Dhe tani, këngëtarja 26 vjeç, ka marrë gjithë vëmendjen, pasi ishte fotografuar me Andreë Watts, 27 vjeç.

Ata u panë teksa ishin në një mbrëmje romantike në Chiltern Firehouse të Londrës të hënën.

Ata dukeshin shumë bukur bashkë, Andrew i veshur në stilin e tij prej një rokeri, ndërsa këngëtarja 26 vjeçare kishte veshur gjinse të shkurtra dhe një këmishë të bukur me ngjyrë të kuqe.

Për këtë lidhje të Ritës, mediet kishin filluar të shkruanin që nga gushti i vitit të kaluar, e që më në fund ata u panë sërish bashkë, duke lënë të kuptohet se romanca e tyre ende po vazhdon.

Në mes të shtatorit, ata u panë në një takim, pasi kishin vizituar një studio muzikore së bashku.

Një burim, ndërkohë, ka hedhur poshtë thashethemet e një romance mes tyre dhe i tha MailOnline: ‘Ata kurrë nuk kanë dalë. Andrew është një producent që ka punuar në albumin e saj dhe është mik i saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat