Policët italianë çmenden pas Bella Hadid

Bota e Yjeve

Policët italianë çmenden pas Bella Hadid

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 08:54
Bella Hadid me policët

Sigurisht që ka një trup ‘vrasës’.

Bella Hadid dukej sikur të ishte “e arrestuar”, ndrsa u pa se kishte përfunduar nw mesin e një tufe policësh në Venecia të Italisë, shkruan DailyMail.

Modelja 20-vjeçare ishte shfaqur mjaft seksi para tyre, e veshur në një kostum të zi dhe çizme të zeza, të gjata dhe dorashka lëkure.

E gjitha kjo skenë ka të bëjë me realizimin e reklamës së saj më të re për markën “Nike”.

Bella Hadid shfaqet seksi në mes të policëve në xhirimin e reklamës së saj të re për “Nike”.

Me këtë paraqitje të saj ekstravagante, Bella duket të ketë ngritur edhe më shumë temperaturat për kalimtarët që silleshin aty.

Më pas 20-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram, disa imazhe nga xhirimet e kësaj skene.

“Nike Baby”, kishte shkruar në mbishkrimin e njërës prej fotografive, ndërsa shfaqej mjaft seksi, e rrethuar nga policët.

Bella, e cila është motra e vogël e modeles Gigi Hadid, u bë zëdhënësja e re për Nike Cortez gjatë pranverës.

Ylli zbuloi së fundmi tek “The Hollywood Reporter” se modelimi për këtë markë kishte qenë një ëndërr e përjetshme e saj.

“Tani unë punoj për Nike, e cila si markë për mua ka qenë gjithmonë numri një, ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë të punojë për të. Nuk e di nëse ishte një ëndërr, sepse ishte reale për t’u menduar”, ishte shprehur Bella Hadid.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat