Angelina Jolie me fëmijët në Disneyland

Bota e Yjeve

Angelina Jolie me fëmijët në Disneyland

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 18:00
Angelina Jolie në Disneyland bashkë me fëmijët e saj

Së fundi u fol se Angelina Jolie është dobësuar shumë dhe se po kalon ditë të këqija. Madje, u spekulua se ajo është buzë vdekjes, pasi nuk peshon më shumë se 35 kilogramë.

Të gjitha këto po dalin të jenë vetëm thashetheme, pasi ylli i kinematografisë po duket të jetë shëndosh e mirë, biles duke ju gëzuar jetës.

Angelina Jolie këto ditë është fotografuar gjatë një udhëtim në Disneyland bashkë me fëmijët e saj, ku është argëtuar pa fund.

Vizita është kryer me rastin e ditëlindjes së binjakëve të saj.

Të pranishmit thanë se Angelina dukej shumë mirë dhe aspak e mërzitur siç është raportuar.

“Ajo shkëlqente si diell”, tha një dëshmitar.

Image
Angelina Jolie në Disneyland bashkë me fëmijët e saj
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat