Françeska Jaçe: E kam hequr unazën e fejesës, jeta ime single dhe biznesi që po planifikoj të hap

Bota e Yjeve

Françeska Jaçe: E kam hequr unazën e fejesës, jeta ime single dhe biznesi që po planifikoj të hap

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:52
Françeska Jaçe

Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ishte personazhi më i komentuar i rrjeteve sociale këtë javë, pas rikthimit të saj në ekran në studion e Rudina Magjistarit.

Pyetjes direkte të moderatores së njohur, se çfarë ndryshimesh ka bërë në pamjen e saj pasi ajo kur e kishte parë kishte thënë “është Françeska, s’është Françeska”, modelja që duket shumë në formë dhe e kuruar tregoi hapur të vërtetën e saj rreth operacioneve plastike. Një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, sidomos pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, tregoi për publikun: “Ta sqaroj më në fund këtë gjë.

Unë kam kryer një ndërhyrje në hundë. Kur kam qenë e vogël, nuk kam qenë në mbështetje të idesë për të kryer operacione estetike, por duke u rritur, kam ndryshuar mendim dhe them se kushdo që ka dëshirë ta kurojë pamjen e vet, pse të mos e bëjë?! Mund të them se ishte një fiksim im i adoleshencës”, tha ajo, ndërsa e pranoi se kjo ndërhyrje e bën të duket tani më e rrumbullakosur në portret.

Përveç projekteve të reja në modë, fotove artistike me bikini të realizuara në Vlorë nga miku i saj, fotografi i talentuar Juxhin Kurti, Françeska foli edhe për statusin aktual sentimental. Pyetjes nëse ka ndonjë dashuri në jetën e saj, iu përgjigj: Siç e shihni e kam hequr unazën e fejesës nga dora e majtë. Jam single, dhe ngaqë udhëtoj shumë, kam vendosur që të hap biznesim tim, që do të jetë një agjenci udhëtimesh”.

Pushimet e fundit me biznesmenin 10 vite më të madh ishin ato në plazhin e Marbella të Spanjës. Miq të afërt të çiftit pohuan se lidhja e tyre ishte shumë e fortë, dhe përfundoi me ndarje për shkak të xhelozisë. Gjatë kohës që ishin të lidhur, ata bashkëjetonin mes Tiranës dhe Milanos.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat