Jennifer Lopez dyshon te i dashuri, punëson hetues privat

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez dyshon te i dashuri, punëson hetues privat

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 07:54
Lopez Rodriguez

Ylli i popit, Jennifer Lopez ka rreth 5 muaj që është në lidhje me Alex Rodriguez, por duket se ka dyshime për dashurinë e tij.

Sipas burimeve të brendshme të ‘Us Weekly’, thuhet se ajo ka punësuar një agjent privat që ta ndjekë dhe të raportojë cdo vend që shkon ai.

Image

Pasi 41-vjecari e zbuloi këtë gjë, mes tyre ka shpërthyer një zënkë e madhe. Por, tabloidi Dailymail i hodhi poshtë të gjitha duke thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

Nuk dihet akoma asgjë, pasi asnjëri nuk ka reaguar për këtë rast. Ndërkohët dihet se Alex u nda nga ish gruaja në 2008 për një tradhti nga ana e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat