Armina i bashkohet Kanye West në Vienë!

Bota e Yjeve

Armina i bashkohet Kanye West në Vienë!

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 12:50
Armina Mevlani

Ka udhëtuar në vendet më të rëndësishme europiane për vetëm një sezon. E kemi parë në Francë, Itali, e së fundmi në Austri. Paralajmëroi hapjen e biznesit të ri, e nga kjo kuptuam se Armina Mevlani nuk po bën thjesht pushime. Presim të dëgjojmë më shumë mbi projektet e reja, teksa blogerja na ofron, si gjithmonë, paraqitjet e saj plot stil.

Të gjithë e kemi vënë re, që markat e njohura janë pjesë e pandashme të garderobës së Mevlanit, e për këtë është përfolur jo pak. Në postimin më të fundit në Instagram, Armina duket që ka bërë një zgjedhje disi ndryshe, duke i besuar këtë herë Kanye West. Veshur me një fustan të zi, ngjitur pas trupit, ato që tërhiqnin vëmendjen më shumë këtë herë ishin çizmet bezhë, të koleksionit Yeezy Season 4. Ishin ndër krijimet më të vlerësuara të reperit, pas të cilave u çmend Kendall Jenner. Kjo e fundit, nuk nguroi t’i vishte më shumë se një herë, e kjo nuk u kalua pa u vënë re nga revistat më prestigjoze të modës. Çizmet që i kalojnë 800$, janë të preferuarat e shumë vajzave të apasionuara pas stilit, e këtu nuk mund të mungonte as Armina.

Image
Armina Mevlani
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat