Selena Gomez feston ditëlindjen, mungon The Weeknd

Bota e Yjeve

Selena Gomez feston ditëlindjen, mungon The Weeknd

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 10:22
Selena Gomez, festa

Ylli i Hollywood Selena Gomez ka festuar mbrëmjen e së shtunës 25 vjetorin e saj pranë njerëzve më të dashur të saj.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga festa, e rrethuar me tullumbace dhe nga njerëzit e saj më të dashur me fansat e saj, si edhe mirënjohjen që ka për ta.

“Faleminderit të gjithëve për urimet që më keni dhënë për ditëlindje. Jam shumë e bekuar. SHumë prej jush nuk e kuptojnë se sa shumë vlerë keni ju për mua. Unë ju dua. Mendoj se 25 do të jetë shumë epike,”-shkruan kënëgtarja.

Image

Ajo çfarë vihet re është mungesa e The Weeknd, i cili ka qenë i angazhuar me disa koncerte në Francë. Shumë nga kometuesit kanë komentuar duke e pyeter se përse nuk ndodhet pranë të dashurës së tij dhe nuk i ka bërë dedikim për 25-vjetorin: “Përse nuk ke postuar dedikim pë ditëlindjen e Selenës?”

Image

Ndërkohë këngëtari ka postuar një video në InstaStory dhe shkruan: Rrugës për tek ty mbretëreshë”, gjë që nënkupton se mbas mbarimit të koncertit është nisur për tek gomez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat