Fotografitë përrallore të dasmës së Miranda Kerr veshur me Dior

Bota e Yjeve

Fotografitë përrallore të dasmës së Miranda Kerr veshur me Dior

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 13:22
Evan Spiegel dhe Miranda Kerr

Supermodelja austrialiane Miranda Kerr është martuar me CEO e SnapChat, Evan Spiegel. Fotografitë e dasmës së saj janë pjesë e numrit të fundit të revistës Vogue.

“Mendoj që është ëndrra e çdo vajze të vesh një fustan nusërie nga Dior”-ka thënë Miranda për revistën.
“Sinqerisht, nuk mund të kisha imagjinuar një fustan më të bukur se kaq. Kur kam qenë e vogël gjyshja më thoshte ‘Miranda, meshkujt i kushtojnë shumë rëndësi dukjes, është e rëndësishme që të dukesh gjithmonë mirë!;’, dhe unë që i thoja ‘Po, gjyshe, po”.

Image
Evan Spiegel dhe Miranda Kerr
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat