Rita me stil si të nënës së saj

Bota e Yjeve

Rita me stil si të nënës së saj

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 08:18
Rita Ora me nenen

Artistët e njohur përveç rëndësisë që i kushtojnë paraqitjes skenike, ata i kushtojnë rëndësi të madhe edhe paraqitjes fizike.

Çdo ditë shohim stile të ndryshme, inspirime nga njëri-tjetri e nganjëherë edhe akuza për kopjim.

Një artiste e cila përfolet shumë për paraqitjet e saj publike është edhe Rita Ora, të cilën e shohim me stile të ndryshme.

Së fundi, Ritën e kemi parë të ketë ndryshuar stilin, duke bërë flokët kaçurrele dhe ta kthejë veshjen e viteve ’90.

E për këtë stil duket se Rita ka gjetur inspirimin tek nëna e saj, pasi në një foto që Vera Ora publikoi në rrjete sociale krahasoi imazhin e saj me të Ritës, që dukej krejtësisht njësoi.

Kjo gjë i përshtatet thënjes “si nëna, ashtu edhe e bija”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat