Marina Vjollca sfidon Alketa Vejsiun, zbulohet çfarë do të bëjë në emisionin e ri

Bota e Yjeve

Marina Vjollca sfidon Alketa Vejsiun, zbulohet çfarë do të bëjë në emisionin e ri

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 08:40
Marina Vjollca

Largimi i Marina Vjollcës nga Top Channel diskutohet prej kohësh, e ditëve të fundit lajmi është konfirmuar. Moderatoren do ta shohim së shpejti në TV Klan, por ende nuk ishte e qartë se çfarë emisioni do të bënte Marina në këtë televizion.

“Xing.al” ka zbuluar se më e madhja e motrave të famshme Vjollca do të jetë në konkurrencë të hapur me Alketa Vejsiun.

Marina do të drejtojë një emision muzikor, i cili është një format francez i përshtatur. Ende nuk dihen shumë detaje, por thuhet se autor do të jetë një nga figurat më të rëndësishme të këtij grupi mediatik.

Nga ana tjetër, Alketa Vejsiu drejton disa formate që kanë të bëjnë me muzikën, nisur që nga “X Factor” e për të vazhduar me “Your Face Sound Familiar”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat