Jolie thyen heshtjen 10 muaj pas divorcit

Bota e Yjeve

Jolie thyen heshtjen 10 muaj pas divorcit

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 13:51
Angelina Jolie

10 muaj pas divorcit të bujshëm, aktorja Angelina Jolie ka vendosur të thyejë heshtjen e të rrëfejë ato momete. Të qarat në dush, kurajon nga fëmijët dhe problemet shëndetësore. Tashmë për 42-vjeçaren prioriteti i saj i vetëm mbeten gjashtë fëmijët e saj.

Fituesja e çmimeve Oscar ka pranuar të rrëfejë momentet më të vështira në ‘Vanity Fair America’ dhe do të jetë protagoniste në kopertinën e saj në muajin shtator.

“Ka qenë momenti më i vështirë”, -thotë Jolie. “Tani po marrim frymë sërish”. Ajo ka shtuar se shtëpia e re në të cilën po jeton bashkë me fëmijët ka shërbyer i një hap përpara për ta, duke u përpjekur që të bëjnë më të mirën dhe të shërohen një familje.

Image
Angelina Jolie
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat