Përdori "photoshop" në çdo pjesë të trupit, "masakrohet" Jennifer Lopez

Bota e Yjeve

Përdori "photoshop" në çdo pjesë të trupit, "masakrohet" Jennifer Lopez

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 19:45
Jennifer Lopez

Me një fustan të verdhë, era që i fryn fustanin duke i nxjerrë në pah këmbën e gjatë, të hollë dhe ngjyrë bronxi…është shumë photoshop. Disa foto të publikuara nga xhirimet, na kanë treguar një të vërtetë zhgënjyese.

JLO nuk është aspak për hir të së vërtetës ashtu siç duket në foto.

Sigurish e pranojmë që në çdo foto përdoret photoshop për përmirësimin e ngjyrave apo të ndonjë defekti tjetër , por jo aq sa të transformohet në një tjetër njeri, si rasti i JLO.

Nuk është as këmba e gjatë dhe nxirë, as barku i sheshtë, as hapësira perfekte në gjoks, asgjë…thjesht photoshop.

Jennifer është plot 48 vjeç dhe pothuajse gjithmonë që e shohim në daljet e saj publike gjithmonë themi “vitet nuk ecin për të”, por ja që edhe ylli ndërkombëtar njeri është, edhe plaket...vetëm se photoshopi nuk na lë ta besojmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat