Pse Bella Hadid rrallëherë buzëqesh në foto

Bota e Yjeve

Pse Bella Hadid rrallëherë buzëqesh në foto

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 11:29
Bella Hadid

Bella Hadid do ta pranonte faktin se kur pozonte për fotografi, ajo me qëllim e ka shmangur buzëqeshjen për një kohë të gjatë – dhe kjo nuk ka të bëjë me disponimin e saj.

“Ndonjëherë nuk ndjehem komode kur buzëqeshi para kamerave. Më ka marr kohë deri këtë vit që ta kuptojë me të vërtet fytyrën time”, ka thënë ajo për The Guardian.

Megjithatë fotografitë e saja serioze në tapetin e kuq nuk e shfaqin Hadidin e vërtetë, sepse në jetën reale ndihet shumë e lumtur dhe e gëzuar.

“Njerëzit më takojnë çdo ditë dhe thonë se jam më ndryshe se ç’kanë pritur. Ata më thonë se u dukem nervoze në rrjete sociale, por në jetën reale mua më pëlqen të takojë njerëz të ri”. 

Image
Bella Hadid
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat