Bella Hadid vjen ndryshe për kopertinën e “Vogue Arabia”

Bota e Yjeve

Bella Hadid vjen ndryshe për kopertinën e “Vogue Arabia”

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:24
Bella Hadid

Është një nga modelet më të famshme në botë dhe për këtë arsye Bella Hadid ishte përzgjedhur për të inauguruar numrin e shtatorit të “Vogue Arabia”.

20-vjeçarja, ndryshe nga setet e tjera fotografike që jemi mësuar ta shohim, këtë radhë shihet e mbuluar krejtësisht.

Fotot janë shkrepur nga i famshmi Karl Lagerfeld.

Në intervistë, Bella tha se është e shqetësuar për privatësinë e saj.

“Mendoj se po tregove shumë në rrjetet sociale, njerëzit do të duan edhe më shumë. Jam e shqetësuar për privatësinë time dhe të familjes. Është mirë që të vë disa kufi”, tha Bella.

Image
Bella Hadid
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat