Gemma Atkinson tregon për dietat strikte që mban

Bota e Yjeve

Gemma Atkinson tregon për dietat strikte që mban

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 15:27
Trajneri i saj personal ka bërë të ditur se ajo punon shumë dhe se nuk dorëzohet lehtë.

Atkinson e cila është një prej garueseve në programin televiziv të vallëzimit, Strictly, ka folur për dietat dhe ushtrimet strikte të cilat mban, në mënyrë që të jeta në formë për program.

Ajo konsiderohet si fituesja potenciale e programit i cili pritet të fillojë të shfaqet muajin tjetër. Atkinson ka thënë se nuk i lejohet alkooli, dhe se ka një trajner personal në dispozicionin e saj 24 orë.

Trajneri i saj personal ka bërë të ditur se ajo punon shumë dhe se nuk dorëzohet lehtë. Gemma shihet se ka transformuar krejtësisht trupin e saj, dhe se këtë e arriti për vetëm 12 javë më një regjim strikt.

Ai gjithashtu tha se kur të fillojnë provat për programin Strictly, ajo do të ushtrojë në palestër, dhe pavarësisht kësaj edhe 6 orë brenda ditës me partnerin e saj të vallëzimit për 5 ditë rradhazi gjatë javës.

Aktorja ka thënë se ndjenja e të qenurit në formë dhe atletike është ajo që e motivon më se shumti dhe se nuk do të ndalet asnjëherë me këtë regjim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat