Jennifer Lopez: “Preferoj spanjishten për…!”

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez: “Preferoj spanjishten për…!”

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 20:31
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez, prej vitesh na ka treguar se është një artiste e vërtetë! Jo vetëm si këngëtare, ajo është një aktore e mirëfilltë, një yll televizioni dhe një ambasadore bukurie e L’Oreal. Nëna e binjakëve 9-vjeçarë Emme dhe Maximilian është duke publikuar albumin e saj në gjuhën spanjolle “Por Primera Vez” dhe e ndjen se kjo është periudha më e artë e karrierës së saj.

“E ndiej se po shkëlqej më shumë se kurrë, jam një njeri më i mirë, një vajzë, nënë, mike, partnere më e mirë tani.” Këngëtarja, e cila është në një lidhje dashurie me yllin e beizbollit Alex Rodriguez shton për “Hola!” se “E kam pranuar veten time, nuk dua të jem perfekte, por të tregoj anën time më të mirë, kjo ka rëndësi për mua”.

Mbi lidhjen me Alex këngëtarja shprehet se për herë të parë ndien se kjo lidhje e ka bërë një njeri më të mirë, ata plotësojnë njëri-tjetrin dhe se kjo është dashuri e vërtetë. Një ndienjë e bukur, ndryshe dhe e shëndetshme!

Albumi i ri i Lopez është në gjuhën spanjolle. Ajo ka preferuar gjuhën spanjolle sepse i duket më romantike, sikur këndon me të vërtetë më mirë në gjuhën që e ka pjesë të sajën. Përmendim se në spanjisht janë edhe bashkëpunimet e saj me Gente de Zona, Marc Anthony dhe Wisin.

Image
Jennifer Lopez
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat