Nicki Minaj gjen të dashur të ri, por nuk konfirmon lidhjen

Bota e Yjeve

Nicki Minaj gjen të dashur të ri, por nuk konfirmon lidhjen

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:07
Nicki Minaj dhe Nas

Nicki Minaj dhe Nas janë vënë serish në qendër të thashethemeve për një lidhje të tyre të mundshme.

Këngëtarja ishte parë në kremtimin e ditëlindjes së Nas, në Nju-Jork. Të dy ata janë xhiruar nga mediat, duke hapur kështu thashetheme se janë në lidhje romantike.

Nas ka postuar një foto me Minaj në rrjetin Instagram. “Me njërën nga mbretëreshat e mia të vërteta”, kishte shkruar ai.

Minaj po ashtu ka postuar një foto të bukur me Nas në rrjetet shoqërore. “Vetë legjenda”, ka shkruar ajo.

Burime pranë Minaj dhe Nas kanë thënë se ata janë miq të mirë, dhe se nuk ka asgjë romantike.

Ndryshe, Minaj ka konfirmuar ndarjen e saj nga Meek Mill në fillim të këtij viti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat