Rihanna ia tejkalon vetvetes

Bota e Yjeve

Rihanna ia tejkalon vetvetes

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 08:53
Rihanna

Siç edhe u dëshmua, i vetmi person që mund t’ia tejkalojë këngëtares Rihanna është… vet Rihanna.

Pasi në ballon e vitit 2015 arriti të grumbullojë tre milionë dollarë, sivjet e tejkaloi duke e arritur shumën e pesë milionëve.

Ky fond do ta mbështesë iniciativën e fondacionit Clara Lionel për të ofruar programe shëndetësore, rreth edukimit global dhe programe për përgjigje emergjente rreth botës.

“Së bashku ne po financojmë reforma novatore dhe efektive të edukimit global, programe të reagimit emergjent dhe shëndetësore. Po investojmë në të ardhmen dhe po ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës për të rinjtë dhe familjet e tyre rreth e rrotull botës”, deklaroi këngëtarja.

Image
Rihanna
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat