Rita Ora tregon si e bën grimin nga mëngjesi, deri në mbrëmje

Bota e Yjeve

Rita Ora tregon si e bën grimin nga mëngjesi, deri në mbrëmje

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 11:51
Rita Ora

Rita Ora është një prej yjeve më të bukura dhe më seksi shqiptare në botë.

Bukuroshja nga Prishtina së fundmi ka realizuar një intervistë për Vogue, ku në një video të shkurtër shpjegon se si ajo bën grimin.

E quajtur “bukuroshja bombë” nga Vogue, Rita tregon hap pas hapi nga mëngjesi se si ia del të realizojë grimin për vete.

“Kur bie dielli, atëherë shfaqet egërsira në mua”, thekson Rita.

Brenda dhomës së saj të ngjyrë të bardhë në Browery Hotel, 26 vjeçarja tregon se si transformohet që prej syve, buzëve e deri te flokët për një mbrëmje në Neë York City.

Këngëtarja e hitit “Shine Ya Light” e fillon duke i bërë fytyrës një kontrollë të shpejt.

“Ju duheni që të vlerësoni atë që ka ndodhur me fytyrën tuaj gjatë ditës”, thotë ajo.

Ajo trajton fytyrën me “beautyblender”, teksa në fund mbi fytyrë përdorë pudrën Tum Ford Illuminating Powder Duo.

Më pas Rita vazhdon me lajner të lëngët dhe përdorë maskaran në pjesën mbi dhe nën qerpikët e saj, duke përdorë edhe një brushë për të larguar grumbuj të padëshiruar të grimit.

 

RITA ORA - BTS BOY BAND TV SHOW - LIVE TONIGHT! _ @RitaOra #RitaOra's #Rimmel #StayMatte #EdgeYourLook for tonight's @boybandabc live TV show #RimmelRitaOra #rimmelrebel @RimmelLondonUS #behindtheglam #beautyBTS - all available @target @cvspharmacy _ makeup @kathyjeung @forwardartists hair @lightaaron nails @britneytokyo #makeup #makeupbyme #makeupartist #mua #celebritymakeupartist #celebritymakeup #ritabots #ritafans #ritaorastyle #ritaoramakeup _ MAKEUP #rimmelmakeup #makeupbreakdown PRIMER Rimmel Fix & Perfect #Primer CONCEALER Rimmel MatchPerfection 2 'n 1 Concealer in Light FOUNDATION Rimmel #MatchPerfection Foundation EYEBROWS Rimmel #BrowShake Eyebrow Filler Powder Rimmel #BrowThisWay Brow Styling Gel in Clear EYE SHADOW Rimmel Magnif'Eyes Shadow Contouring Palette in Grunge Glamour 002 EYE HIGHLIGHT Rimmel Eye Crayon in 002 Bulletproof Beige EYELINER #ScandalEyes #SilverEyePencil MASCARA Rimmel #ShakeItFresh Mascara in Very Black CONTOUR, HIGHLIGHT & BLUSH #RimmelKateMoss Sculpting & Highlighting Kit in 002 Coral Glow BRONZER Rimmel Natural Bronzer in Sun Bronze 002 LIPCOLOR Rimmel StayMatte Liquid Lip Colour in Rose & Shine 210 LIP GLOSS Oh My Gloss in Clear

A post shared by KATHY JEUNG makeup artist (@kathyjeung) on

Radha është më pas e buzëkuqit të saj për të cilin edhe njihet, i cili është Rimmel Exaggerate Full Color Lip Liner në Red Diva dhe mbushet me Stay Matte Liquid Lip Color në Fire Starter. Në fund, ajo trajton flokun duke liruar flokët, duke shkundur kokën dhe i nxitë rrënjët e flokut të saj me shampon të thatë për ekstra volum.

Dhe në fund? “Ju ndiheni si një femër tjetër”, thotë Rita, e cila më pas i jep një puthje vetes.

“Shikoni veten në pasqyrë, i thoni vetes se jeni fantastike dhe më pas jeni gati për të dalë dhe për t’u kënaqur”, përfundon Rita.

Veshja e Ritës në pjesën lart kushton 743 dollarë dhe mund të blihet në bordelle.co.uk, tekas pjesa e poshtme 320 dollarë në the-slepper.com.

Rita Ora së fundmi ka punuar në albumin e saj të dytë me Ed Sheeran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat