Ajo gjithmonë kthen kokat me dukjet e saj mirëpo kësaj radhe ishte vallëzimi i Rihannas që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Artistja fituese e çmimit Grammy, lansoi linjën e saj të produkteve për grim Fenty Beauty, gjatë Javës së Modës në Londër.
Kjo ngjarje u përcoll edhe me një ndejë, ku Rihanna tregoi lëvizjet e saj në pistën e vallëzimit.
E veshur në një fustan ngjyrë vjollcë, është parë teksa bënte qejf me shoqërinë e saj.