Shpërthen seks skandali i aktorit të njohur

Bota e Yjeve

Shpërthen seks skandali i aktorit të njohur

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 19:35
Kevin Hart me gruan e tij

Aktori i njohur i filmave Kevin Hart është kapur në flagrancë duke tradhtuar.

Pasi që xhirimi është publikuar, Hart i është sqaruar bashkëshortes së tij shtatzënë dhe fëmijëve për shkak të tradhtisë.

Jo shumë kohë pasi që audio-xhirimi eksplicit me një grua të panjohur u publikua në internet, aktori ka gjetur momentin për të folur për media.

Ai në një video emocionuese në Instagram ka konfirmuar se ka tradhtuar bashkëshorten.

“Nuk jam i përkryer, dhe nuk do të them se jam dhe për këtë arsye duhet marrë vendime të mençura, por unë këtë nuk e kam që një kohë të gjatë. Kam bërë gabim. E di se do të lëndoj të afërmit e mi, ata me të cilët kam biseduar dhe jam sqaruar, me gruan dhe fëmijët e mi. E di se kam gabuar dhe për sjellje të gabuara nuk ka justifikim. Më duhet më jem më i mirë”, ka deklaruar Hart.

Ai ka konfirmuar se për shkak të xhirimit kontestues është shantazhuar dhe se i është kërkuar një shumë disa milionëshe.  

Image
Fotot e publikuara
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat