Rita Ora dhe Gigi Hadid me veshje të njëjtë

Bota e Yjeve

Rita Ora dhe Gigi Hadid me veshje të njëjtë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 22:45
Rita Ora

Rita Ora sa herë të del në ndonjë mbrëmje apo event të ndryshëm, ndiqet nga paparacitë e shumtë.

Ajo së fundi shkëlqeu në festën e “Love” dhe Miu Miu të Javës së Modës në Londër.

E veshur me një fustan të punuar me temina, Rita vodhi vëmendjen e të gjithëve.

Bizhuteria që kishte në qafë fustani, i jepte më shumë shkëlqim këngëtares shqiptare.

Por i njëjti fustan mesa duket është pëlqyer edhe nga modelja Gigi Hadid, e cila ka pozuar me të njëjtën veshje në kopertinën e revistës “Vogue Japoni”.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që dyshen ta shohim në fustane të njëjta, pasi që edhe në të kaluarën ka ndodhur e njëjta. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat