Ndryshimi drastik i Gigi Hadid

Bota e Yjeve

Ndryshimi drastik i Gigi Hadid

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 08:05
Gigi Hadid

Ajo është një ndër modelet më të kërkuara dhe paguara momentalisht në industrinë e modës dhe nuk ka munguar në asnjë shfaqje pa parakaluar në ‘Javën e Modës’.

Java e Modës në Milano u mbajt ditën e kaluar dhe motrat Hadid i kemi parë të sfilojnë për koleksionin “Off-The-Wall” pranverë/verë të “Moschino”.

Ato kanë pësuar një ndryshim drastik duke u shfaqur me paruke të shkurtra, vetulla të trasha e të theksuara. Sa i përket Gigi-t ajo prezantoi një veshje vërtetë të çuditshme, një tufë voluminoze me lule në formë fustani e lidhur me një fjongo të madhe.

Veshja e saj e dytë përkonte më një fustan ngjyrë ‘pink’ i krijuar krejtësisht nga pupla të cilat e bënin atë të dukej si një mjellmë e vërtetë. Edhe pse shumica e këtij koleksioni ishte vërtetë “avangard”, veshjet më të çuditshme u përfaqësuan nga Gigi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat