Paris Hilton me koleksionin e ri të xhinseve dhe këpucëve

Bota e Yjeve

Paris Hilton me koleksionin e ri të xhinseve dhe këpucëve

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 11:07
Paris Hilton

Paris Hilton është një prej femrave më të pasura në botë.

E gjithë kjo pasi që është trashëgimtarja e vetme e të gjitha resorteve dhe hoteleve “Hilton”.

Por, kjo nuk e bënë që bukuroshen të mos angazhohet të punojë dhe fitojë të holla.

Në fakt, ajo ka një numër të madh linjash të veshjeve dhe mbathjeve të brendshmeve.

Së fundi, 36-vjeçarja ka nxjerrë koleksionin më të ri të xhinseve dhe këpucëve, të cilat i ka reklamuar vet biondina.

“I dashuroj linjat e mia të reja ParisHiltonJeans dhe ParisHiltonFootwear”, ka shkruar në llogarinë personale të Instagramit, Hilton. 

Image
Paris Hilton
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat