Paralajmërimi i gruas së Xhemailit: Do iu tregoj sekretet në dhomat e zhveshjes së 'Serie A'

Bota e Yjeve

Paralajmërimi i gruas së Xhemailit: Do iu tregoj sekretet në dhomat e zhveshjes së 'Serie A'

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 07:17
Erjona Sulejmani

Zonja Xhemaili ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën e përjavshme italiane “Chi”. Ajo ka zbuluar se në librin autobiografik, që do të publikohet shumë shpejt, do të ketë zbulime jashtëzakonisht të nxehta.

Erjona Sulejmani ishte shumë e vlerësuar në Itali si modele edhe para se të martohej me Blerim Xhemailin. Ish-mesfushori i Napolit dhe Bolognas luan aktualisht me Montreal Impact, por është bashkëshortja e tij e bukur ajo që ka tërhequr vëmendjen në Itali.

Erjona ka premtuar se “do të rrëfej brenda librit të gjithë sekretet e dhomave të zhveshjeve të Serie A”.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim bombat e bukuroshes. Blerimi dhe Erjona kanë edhe një fëmijë djalin, Luanin 3 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat