Rihanna dhuron një shfaqje magjepsëse

Bota e Yjeve

Rihanna dhuron një shfaqje magjepsëse

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 11:37
Rihanna

Ylli i njohur nga Barbadosi, Rihanna, ditëve të fundit promovoi ‘’Fenty’’ linja më e re e saj bukurisë në Europë.

E pas këtij eventi të rëndësishëm të saj, ajo ka verbuar të gjithë me paraqitjen e saj magjepsëse në kinemanë Callao të Madridit, në mbrëmjen e së shtunës.

Duke treguar figurën e saj sensacionale, këngëtarja 29-vjeçare ishte një vizion i bukurisë në një vishje të lulëzuar.

Riri po mbante të veshur një këmishë rozë të zbehur të cilën e kishte kombinuar me një palë takë ngjyrë të tillë po ashtu!

Ndërsa flokët e saj dhe fustani i lulëzuar po jepnin vulën bukurisë së rrallë të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat