Pamela Anderson e shqetësuar në stadium për të dashurin - Bota Sot
Pamela Anderson e shqetësuar në stadium për të dashurin

Bota e Yjeve

E premte, 15 dhjetor 2017

Pamela Anderson e shqetësuar në stadium për të dashurin

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 19:32
Pamela Anderson

Stadiumi ‘Velodrome’ ka pasur një mysafire të veçantë mbrëmjen e të dielës, gjatë ndeshjes Marsejë-Touluse.

Bëhet fjalë për ish-modelen e Playboy, Pamela Anderson, e cila kishte vendosur të ndjekë live paraqitjen në fushë të të dashurit të saj, mbrojtësit të Marsejës Adil Rami.

Pam është shfaqur shumë e tensionuar në shkallët e stadiumit, por golat e Ocampos dhe Thauvin duket se i kanë dhënë arsye çiftit, që të festojë në përfundim të ndeshjes.

Ish-mbrojtësi i Milanit është prej disa muajsh në një lidhje me 50 vjeçaren. Rami, 32 vjeçar, u fotografua me Anderson në plazhet e St. Tropez gjatë muajit qershor dhe më pas të dy e pranuan se mes tyre ka një lidhje më tepër se miqësore.

Para pak ditësh çifti kaloi disa probleme, pasi 50 vjeçarja akuzoi Rami se është xheloz për marrëdhënien e saj të mirë me shefin e Wikileaks, Julian Assange. Gjithsesi, udhëtimi i Pamela Anderson në Francë, për të ndjekur Rami nga shkallët e stadiumit është një sinjal që lidhja e tyre po funksionon më së miri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test