Angelina Jolie duket bukur edhe kur del për pazar

Bota e Yjeve

Angelina Jolie duket bukur edhe kur del për pazar

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:14
Angelina Jolie

Angelina Jolie duket bukur edhe kur del për të blerë ushqime për shtëpi.

Aktorja 42 vjeçare është parë në Kaliforni derisa po bënte pazarin për shtëpi derisa nuk i mungonte në asnjë moment buzëqeshjen.

Ajo kishte zgjedhur të vishte një pallto të gjatë me ngjyrë të zezë derisa në asnjë moment nuk i mungonte buzëqeshja në fytyrë.

Jo kohë më parë, Jolie ka thënë në një intervistë për Vanity Fair se ajo është duke ndjekur kurse të gatimit, sipas kërkesës të fëmijëve të saj.

“Dua vetëm të mund të gatuaj një mëngjes të mirë. Me kërkesë të fëmijëve të mi, jam duke ndjekur kurse të gatimit. Sa herë që bie të fle, mendoj me vete se a jam duke bërë punë të mirë si nënë”, kishte thënë ajo.

Ajo kishte folur për gatimin edhe në një intervistë për Sunday Telegraph.

“Gatimi është njëra nga gjërat që mund t’i bësh kur je rehat dh eke kohë të lirë. Unë jam pak e padurueshme por me kohë po mësohem. Ndihem sikur kur gatuaj mund të mbledh fëmijët e mi rreth vetes edhepse ata më thonë se ata mund të gatuajnë më mirë se unë”, kishte thënë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat