Elvana shfaqet si një franceze e vërtetë në setin e ri!

Bota e Yjeve

Elvana shfaqet si një franceze e vërtetë në setin e ri!

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 18:29
Elvana Gjata

Këngëtarja Elvana Gjata duket se pas një vere të mbushur me koncerte e udhëtime, dhe suksesit ndërkombëtar të “Forever is over” me David Guetta, ka filluar punën për një tjetër projekt. Këngëtarja i ka treguar ndjekësve përmes një postimi se po punon për një klip të ri.

Ndërkohë që fansat e saj janë në pritje, sot kanë patur mundësinë të shohin Elvanën përmes një seti të ri fotosh bardh e zi të realizuar në bregdet, në Bretagne të Francës. Modeli i flokëve dhe bereta në kokë e tregojnë këngëtaren si një franceze të vërtetë! Pas muzikës, moda është pasioni i dytë i këngëtares së njohur shqiptare! Ajo ndodhet prej disa kohësh në Los Angeles, duke punuar fort për të arritur famën ndërkombëtare. Fotot e reja të Elvanës i gjeni në galerinë tonë.

Image
Elvana Gjata
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat