Sandra Bullock puthet me të dashurin në publik

Bota e Yjeve

Sandra Bullock puthet me të dashurin në publik

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:51
Sandra Bullock me të dashurin

Edhepse nuk janë paraqitur shumë shpesh në publik, Sandra Bullock dhe i dashuri i saj fotograf, Bryan Randall janë parë së fundmi duke shfaqur dashurinë e tyre në publik.

Bullock dhe Randall janë fotografuar derisa ishin para një restoranti italian, duke u përqafuar, madje Randall është përkulur dhe e ka puthur të dashurën e tij në ballë.

Aktorja dhe i dashuri i saj janë përfolur se janë në një lidhje dashurie qysh nga muaji tetor i vitit 2015.

Krejt thashethemet nisën, pasi Randall ishte i pranishëm në premierën e filmit të Bullock “Our Brand is Crisis”.

Ai nuk u pa pranë aktores në tapetin e kuq, por qëndroi afër saj, gjatë tërë kohën në pjesën tjetër duke e mbështetur ate.

Derisa aktorja 53 vjeçare dhe fotografi 51 vjeçar nuk janë akoma të fejuar, një burim pranë çiftit ka thënë për US Weekly se ata po planifikojnë një “dasmë sekrete”.

Bullock është divorcuar në vitin 2010 dhe kanë të adoptuar dy fëmijë, Louis (7) dhe Laila (5).

Derisa fotografi, dhe ish-modeli ka një vajzë Skylar.

Në muajin shkurt 2016, një burim kishte deklarauar se të dy planifikojnë të kenë më shumë fëmijë së bashku.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat