Edhe pse në moshë të shtyrë, mahnit fansat

Bota e Yjeve

Edhe pse në moshë të shtyrë, mahnit fansat

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 14:19
Lynda Carter

'Origjinali' Wonder Woman edhe sot duket e mahnitshme dhe të gjithë nga pak janë të dashuruar në të.

Lynda Carter mahnit secilin prej nesh me dukjen e saj.

Aktorja ishte e njohur për nga roli në Wonder Woman, përkatësisht Diane Prince, në serinë e viteve 1975-1979.  Për shumicën ajo është e vetmja Wonder Woman, edhe pse duhet të pranojmë se Gal Gadot e kishte zëvendësuar me dinjitet në blockbuster-in e sivjetmë.

Lynda edhe pse është 66-vjeç, duket tepër e bukur. Edhe pse asnjëherë nuk ndaloi të merret me industrinë e filmit, në kohët e fundit shpesh paraqitet në evenimente.

Përveç aktrimit, Lynda është edhe këngëtare, shkruan tekste për këngë dhe ishte Miss Amerika, ndërsa në vitin 1978 është shpallur gruaja më e bukur në botë.

Image
Lynda Carter
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat