Katie Price ia ngacmon të dashurin, Olivia duket e pikëlluar

Bota e Yjeve

Katie Price ia ngacmon të dashurin, Olivia duket e pikëlluar

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:33
Olivia Attwood

Olivia Attwood duket e pikëlluar pasi që ka zbuluar se i dashuri i saj Chris Hughes është xheloz.

Ylli i realitetit është në armiqësi me Katie Price për shkak të një teksti flirtues.

Duket se Olivia Attwood nuk ka pasur shumë kohë të bukur kohëve të fundit.

Derisa ishte paraqitur në Love Island, ylli ishte parë në Mançester mjaft pikëlluese derisa po fliste në telefon.

Thuhet se ajo ka pasur probleme me të dashurin Chris Hughes.

Shkas i gjithë kësaj ka qenë xhelozia e Hughes.

"Chris është preson xheloz. Unë nuk ndihem ashtu dhe nuk kam bërë asgjë të keqe. Chris duhet ta çmojë këtë dhe unë vendosa të largohem nga kjo situatë konfuzive”, ka thënë Attwood.

Por, duket se nervozizmi i saj vjen pasi është zbuluar se Katie Price i ka dërguar një SMS flirtues Chris Hughes, pasi që ishin takuar më herët.

Katie ka hedhur poshtë akuzat e Attwood se ka vendosur kontakte me të dashurin e saj.

Olivia nuk ka zgjedhur fjalë për të sulmuar modelen, duke thënë se Katie nuk mund të shtyjë Chris që të mendojë për ta tradhtuar atë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat