Mamaja e Chiara Ferragni-t, një bombastike italiane!

Bota e Yjeve

Mamaja e Chiara Ferragni-t, një bombastike italiane!

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 21:36
Chiara Ferragni

Nëse pëlqeni Chiara Ferragni-n, me siguri më së shumti adhuroni stilin e saj. Inspiruese për shumë vazja të reja, edhe marrëdhënia e saj me Fedez duket po aq perfekte sa paraqitja e jashtme. Bjonde, sy bojëqielli, trup elegant – s’mund të duash shumë nga Ferragni.

Por, ja që bukuria trashëgohet! Blogerja ka postuar një foto të nënës së saj në Instagram, e duhet theksuar se italianja të lë pa frymë. Buzë detit, e veshur me një kostum plazhi të verdhë, duket se Marina (emri i saj) ka qenë nga ato vajzat tipike që tërhiqnin vëmendjen e të pranishmëve. “E marrtë dreqi, mam’! Këtu ka qenë sa unë tani, por pas dy lindjesh”, ka shkruar Ferragni, ndërsa duhet pranuar që pas përshkrimit, mbetesh vërtetë gojëhapur.

Nga ana tjetër, Chiara nuk karakterizohet nga gjoksi i madh, edhe pse së fundi gjendja ka ndryshuar. Blogerja shkruan dhe ekspozon me humor gjinjtë e saj të fryrë, falë shtatzënisë që po përjeton tani. Epo, të paktën Ferragni është plot pozitivitet…

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat