Afera me princeshën, Brad Pitt zbulon të vërtetën

Bota e Yjeve

Afera me princeshën, Brad Pitt zbulon të vërtetën

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:08
Charlotte Casiraghi

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, aktori Brad Pitt ishte në lidhje me shumë femra.

E fundit në mesin e tyre është princesha e bukur Charlotte Casiraghi.

Aktori i njohur është vërejtur në shoqëri të princeshës nga Monako. Kjo mjaftoi që mediat të raportojnë për lidhjen e tyre emotive.

Revista australiane, "New Idea" raportoi se Brad dhe Charlotte janë në lidhje, pasi ishin parë së bashku në një muze në Kaliforni.

Por, shpejt ka reaguar aktori, i cili pohimet e mediave i ka quajtur “të pasakta”.

Përkujtojmë, se kohë më parë mediat botërore raportuan se aktori Brad Pitt është në romancë me aktoren 21-vjeçare El Parner.

Image
Brad Pitt dhe Angelina Jolie
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat