Ishin në shok kur u nda, por ajo shumë shpejt gjeti të dashurin e ri

Bota e Yjeve

Ishin në shok kur u nda, por ajo shumë shpejt gjeti të dashurin e ri

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:40
Anna Faris dhe Christ Patt

Edhe pse kanë kaluar vetëm disa muaj nga ndarja, aktorja Anna Faris ka gjetur të dashur të ri.

Aktorët Anna Faris dhe Christ Patt në korrik të këtij viti njoftuan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

Pas kësaj, asnjëri prej tyre nuk kishte komentuar divorcin dhe secili ia kishte mësyrë jetës së tij.

Duket se Anna nuk priti shumë për të gjetur lidhjen e re emotive.

Sipas mediave botërore, aktorja e bukur është në romancë me drejtonin e fotografive, Michael Barrett.

Të dy ata janë parë disa herë së bashku dhe fotot e çiftit të ri herën e fundit nga Venediku flasin se ka më tepër se sa miqësi.

Ana dhe Michael gjithë kohën po qeshnin njeri me tjetrin dhe po shëtitnin duke u mbajtur për dore.

Edhe pse nga ndarja kanë kaluar katër muaj, Faris edhe më tej ka fjalë falënderuese për ish-bashkëshortin.

Të dy ata kishin kaluar së bashku tetë vjet dhe kanë djalin shtatëvjeçar Jack.

Image
Anna Faris dhe Michael Barrett
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat