Alketa Vejsiu zbulon arsyen e takimeve me moderatorin italian dhe të vërtetën e largimit nga Shqipëria

Bota e Yjeve

Alketa Vejsiu zbulon arsyen e takimeve me moderatorin italian dhe të vërtetën e largimit nga Shqipëria

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 12:38
Alketa Vejsiu

Pak ditë më parë u përfol se Alketa Vejsiu mund të largohej nga Tv Klan për t’u bërë pjesë e mediave italiane, dhe e gjithë kjo erdhi pasi publikimit të një fotoje të moderatores në ambientet e Mediaset.

Por në një intervistë për gsh Alketa i ka sqaruar të gjitha, duke treguar arsyen e vërtetë të takimeve të saj me moderatorin e njohur italian, Paolo Bonolis.

– Është përfolur në media se do të filloni një projekt të ri në Itali në krah të Paolo Bonolis. Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht?

Ka pasur shumë tituj online të hamendesuar këto kohë! Filloj një spektakel të ri në Klan. Kam pasur gjithmonë një qasje për të bërë diçka edhe përtej kufijve dhe jam në rrugë të mirë. Vetëm kaq mund të them tani.

-Po për spektaklin në Klan mund të më thoni diçka më tepër?

Do bëj atë që bën Paolo Bonolis. Ai është stili i prezantuesit që pëlqej. Me humor, me batuta, me përmbajte. Po kërkojmë fëmijë që s’kanë asnjë pengesë në komunikim publik, që dinë të bëjnë pyetje, që ngacmojnë personazhet VIP që do jenë nga çdo fushë politikë dhe art.

-Si emisioni “Avanti un altro”?

Jo, “Peter Pan”.

-Ju do jeni në krah të tij si përfundim apo është thjesht një zhurmë e mediave? Do jeni edhe në Klan edhe në Mediaset?

Për momentin jam në Tiranë, në Klan, me impenjimet e mia të zakonshme. S’e përjashtoj mundësinë që të bëj diçka më të mirë, më të madhe për Shqipërinë dhe për veten në Itali.

Emisioni surprizë që do të startojë së shpejti në TvKlan: 

“Kush e futi ne kurth Peter Panin”

Vjen nga origjinali “Chi ha incastrato Peter Pan” ku moderator për 7 puntata radhazi është figura e njohur e televizionit italian, Paolo Bonolis. Një emision i tillë ka në qendër të vëmendjes dhe protagonistë të programit janë fëmijët nga mosha 4 deri në 9 vjeç, të prezantuar në çdo seri në grupe me rreth dhjetë veta; fëmijët në studio, sidomos në edicionet e para, iu nënshtroheshin pyetjeve mbi argumente që i përkasin botës së të rriturve, ose merreshin për të komentuar fakte të aktualitetit apo sportit. Gjatë transmetimit ndërhyjnë edhe disa kategori personash, si për shembull: zjarrfikësit apo policët, të cilët u shpjegojnë fëmijëve punën që ata bëjnë dhe u mësojnë se si të sillen në rast emergjence, ose si t’i evitosh ato. Dy janë pjesët kryesore dhe thelbësore të programit: E para janë kamerat e fshehta, në të cilat fëmijët janë “viktima” të shakave të krijuara nga regjisori, si për shembull: të mbash një akullore në dorë pa e lëpirë gjatë mungesës në dhomë të moderatorit të emisionit; ndërkohë që pjesa e dytë, ajo më kryesorja, janë intervistat me të ftuarit VIP, gjatë të cilave fëmijët pyesin personazhet e spektaklit, të televizionit, të muzikës apo të sportit, për kuriozitetet që duan të dinë.

Ky mund të jetë edhe një nga shkaqet e udhëtimeve të shpeshta të bukuroshes së TvKlan në shtetin fqinjë. Një tjetër emision i suksesshëm do t’i shtohet ekraneve shqiptare, dhe protagonistë do të jenë ata që i japin më tepër esencë ekranit, fëmijët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat