Daily Mail shkruan për Bleona Qeretin: I ekspozoi edhe të brendshmet në AMA

Bota e Yjeve

Daily Mail shkruan për Bleona Qeretin: I ekspozoi edhe të brendshmet në AMA

Nga: Bota sot Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:41
Bleona Qereti

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards", që u mbajt mbrëmë në Los Anxhelos, nuk ka munguar as Bleona Qereti.

Këngëtarja shqiptare ka kthyer vëmendjen më një kostum argjendi, me të cilin ka treguar shumë nga lëkura e saj.

Për paraqitjen e saj ka shkruar edhe britanikja Daily Mail, duke thënë se ajo ka treguar edhe të brendshmet, përcjell Bota sot.

“Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, 38 vjeç, tregon mjaft nga këmbët e saj në një veshje të veçantëargjendi që tregon të brendshmet ngjyrë argjendi, dhe një xhaketë shumë të shkurtër po argjendi, dhe asgjë tjetër”,  ka shkruar Mail Online./BS

Image
Image
 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat