Serish beqare

Bota e Yjeve

Serish beqare

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 18:58
Jennifer Lawrence

Aktorja Jennifer Lawrence (27) i ka dhënë fund lidhjes së saj me Darren Aronofsky (48) pas një viti.

Fituesja e çmimit Oscar dhe Aronofsky kanë thënë se nuk janë më së bashku, një muaj pas shpërthimit të thashethemeve për ndarjen e tyre.

Ish-çifti ishte takuar  gjatë xhirimit të filmit horror Mother në vitin 2016. 

Jennifer më herët ka qenë në lidhje me anëtarin e grupit Coldplay Chris Martin (40) dhe aktorin Nicholas Hoult (27).

Darren ishte në lidhje për nëntë vjet me aktoren Rachel Weisz (47) me të cilën kanë një djalë, Henry (11).

Image
Jennifer Lawrence dhe Darren Aronofsky
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat