Princ Harry dhe Markle dalin për herë të parë si çift në publik

Bota e Yjeve

Princ Harry dhe Markle dalin për herë të parë si çift në publik

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 15:56
Princ Harry dhe Markle

Princi britanik Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle kanë entuziazmuar sot banorët e qytetit Nottingham, të cilët pavarësisht të ftohtit të madh, dolën në numër të madh për t’iu uruar mirëseardhje në paraqitjen e tyre të parë zyrtare pas fejesës.

Çifti ka udhëtuar në Nottingham për të marrë pjesë në një panair humanitar, i cili në këtë qytet mbahet me rastin e shënimit të Ditës Botërore kundër AIDS-it.

Harry dhe Meghan në akademinë e Nottingham do të diskutojnë me punonjësit lidhur me programin "Full Effect", iniciativë, të cilën e mbështet Harry, vëllai i tij William dhe bashkëshortja e tij, Kate. Programi synon të largojë të rinjtë nga dhuna.

Image
Princ Harry dhe Markle
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat