Mustafa Sandal ndahet pas dhjetë vjetëve kurorëzimi me modelen boshnjake

Bota e Yjeve

Mustafa Sandal ndahet pas dhjetë vjetëve kurorëzimi me modelen boshnjake

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Mustafa Sandal dhe modelja

Mustafa Sandal duket se ka probleme në jetën bashkëshortore.

Kështu së paku raportojnë mediat turke, të cilat kanë shkruar se së shpejti do të ndahet çifti më simpatik i showbizit të Turqisë.

Këngëtari turk është martuar në vitin 2008 me modelen me prejardhje boshnjake, Emina Jahovicit.

Por, duket se pothuajse pas dhjetë vjetëve kurorëzimit të tyre po i vjen fundi shkaku i 35-vjeçares.

Image

E gjithë kjo pasi që bukuroshja më nuk dëshiron të jetojë në shtetin turk.

Jahovic dëshiron të kthehet në vendlindje pasi po kërkon të vazhdojë karrierën si këngëtare.

Ndryshe, dyshja prej martesës së tyre dy fëmijë, Yamanin dhe Yavuzin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat