Manekinia e njohur fejohet me ragbistin Shepard

Bota e Yjeve

Manekinia e njohur fejohet me ragbistin Shepard

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 18:40
Chanel Iman

Engjëlli i Victoria Secret, 27-vjeçarja Chanel Iman është fejuar me lojtarin e ragbit amerikan Sterlign Shepard.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë manekinia përmes një postimi në Instagram.

Sterling vetëm një ditë pas shënimit të ditëlindjes së tij, u fejua me të dashurën e tij.

Sipas revistës "People", Iman dhe Shepard janë njohur në një aheng nëntorin e kaluar.  Që nga ajo kohë, ata u bënë shumë të afërt, ndërsa manekinia amerikane e ka përcjellë në çdo takim duke i dhënë mbështetje.

Tash për tash nuk dihet data e martesës.

Image
Chanel Iman dhe Sterlign Shepard
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat